LAJME

“Kemi pasur raporte shumë të mira me renë”: Babai i dorasit flet për rastin tragjik

Halil Halili, babai i të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK, ka folur ekskluzivisht për Nacionalen, duke treguar për gjendjen në të cilën është familja.

Ai i ka thënë Nacionales se është i mërzitur me rastin, duke theksuar që ky të jetë rasti i fundit.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo.” – theksoi ai.

Ai ka treguar se ka tentuar të komunikojë me djalin e tij, që po vazhdon të jetë në kërkim, por i njëjti, sipas babait të tij, nuk e ka hapur telefonin dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhet e dërguar.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili për Nacionalen.

Ai ka treguar se e ka takuar dje gruan shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga djali i tij, Sokoli.

“Na jemi kanë pardje, me ja çu teshat, unë, plaka jeme, çika jeme, edhe ja kanë çu teshat. Edhe i kanë thanë a të vyjnë pare për naj nevojë, najsen. “Jo” ka thanë, “nuk më vynë kurgjo”. Edhe ma s’di çka foli për këtë punë ma sen.” – theksoi Halili.

Halili ka thënë se ka pasur raporte të mira me të renë, por ka treguar se çifti kishte pasur probleme.

“Valla me neve fort mirë, sikur me çikën tonë. Kanë pasë problem qysh ka kallxu Sokoli si ka metë shtatzanë, i kishin pas do fjalë, do sene, ma thellë nuk di çka me thanë.” – përfundoi Halili.

Rasti vrasjes së një grua shtatzënë në oborr të Gjinekologjisë në QKUK ka tronditur tërë Kosovën. Reagimet për këtë vrasje ende po vazhdojën, teksa një protestë do të mbahen në ora 16:00. Me rastin janë të shokuar edhe familja e Sokol Halilit, që dyshohet për vrasje, dhe është ende në arrati.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago