POLITIKE

Buxhovi: Në Kosovë dominon vehabizmi, po rrezikohet identiteti kombëtar

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se politikanët në Kosovë po e shfrytëzojnë aspektin fetar për vota, duke shtuar se me këtë rast po rrezikohet edhe identiteti kombëtar.

Sipas Buxhovit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) nga paslufta mbështetet mbi ideologjinë vehabiste, që sipas tij, është e dëmshme dhe e rrezikshme për kombin.

Klerikët flasin si politikanë, e politikanët si klerikë. Nuk guxon askush të hapë një bisedë për shtetin laik…Një pjesë e madhe e politikanëve tanë kanë këqyrë që si klientelë të kenë nga kleri. Kemi edhe procesin te Islami. Ka dominuar sekti hanefi. Pastaj ka ardhur pasluftës vehabizmi. Sot Bashkësia Islame e Kosovës mbështetet mbi vehabizmin, me këto pretendime që të ndërtohen xhami sa më shumë, kemi ardhur në situatën që mbi 800 xhami janë ndërtuar në Kosovë. Kemi një fenomen ku identiteti kombëtar po kthehet në fetar, ku shqiptarët po kthehen në komunitete fetare. Nëse vazhdon ky proces, atëherë mund të themi që realizohen pretendimet e Çubrilloviqit”, ka deklaruar ai.

Sipas Buxhovit, institucionet e Kosovës nuk e respektojnë shtetin laik.

“Shteti laik nuk është respektuar. Kryeministri dhe presidentja faleshin me ritin fetar. Në një varrim institucional nuk lejohen ashtu…Sa deklarime i ke që në Kosovë janë 95 për qind myslimanë. Si po i gjeneralizon kështu? Këtu s’ka pasur kurrë në të gjitha rrethanat islam të vehabizmit, ka qenë një islam evropian, tradicional, ku njerëzit i kanë shikuar punët e veta. Islami politik dëmton vetëdijen nacionale, kultura kombëtare të zëvendësohet me kulturë fetare. Në Kosovë ezani thirret në arabisht me 130 decibel, në vend që të jetë 30 decibel. Ulërin, fiton përshtypjen e një Kazakistani”, është shprehur tutje.

Historiani Buxhovi ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të aprovojnë ligjin për bashkësinë fetare.

“Kosova të aprovojë ligjin për bashkësinë fetare. Nuk është aprovuar sipas mendimit tim pasi grupet e caktuara politike që rrugëtojnë me religjionin, shkurt me islamin politik, shohin se me atë iu thyen premtimet që ua kanë bërë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

11 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

16 orë ago