POLITIKE

Vuçiç: Pozicioni i Serbisë ndryshoi drastikisht pas ngjarjeve në Banjskë – do jetë shumë vështirë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë janë ftuar të marrin pjesë në takimin e liderëve evropianë për mbështetjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në margjinat e samitit të liderëve të BE-së, ku pritet të diskutohet për rrjedhën e tensionuar në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), presidenti serb ka thënë se pozicioni i Serbisë në dialogun për normalizim nën kujdesin e BE-së ka pësuar ndryshime drastike, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

“Banja dhe gjithçka tjetër do të përdoret për të barazuar fajin, siç është bërë me disa gjëra të tjera në territorin e ish-Jugosllavisë. Por nuk mendoj se liderët evropianë mund të jenë të verbër dhe të shurdhër ndaj përpjekjeve të Kurtit për të fshehur faktin se ai nuk do të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë presidenti serb.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë shoqëruar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në takime të ndara në Kosovë dhe Serbi në fundjavë, në një kohë kur tensionet mes palëve janë ngritur në nivele shpërthyese, posaçërisht pas sulmit vdekjeprurës të paramilitarëve serbë.

“Unë do të jem vetëm, shpresoj në një atmosferë të mirë, por nuk do të jetë e lehtë, këtu ka qenë një delegacion i madh, kanë bërë propozimin e tyre, nuk mund të flas për këtë, por sigurisht që jemi të hapur të flasim dhe ata po trokasin në derë të hapur sa i përket Beograd”, ka theksuar Vuçiçi të mërkurën, para nisjes në Bruksel.

Kreu i Serbisë ka përkujtuar se “vendet më të fuqishme perëndimore” tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka vlerësuar se nuk do të heqin dorë prej saj. Për më tepër, ai ka shtuar se edhe nëse rasti i Banjës nuk do të kishte ekzistuar, shtetet perëndimore do të vijonin të kërkonin nga Serbia njohjen “de facto” ose “de jure” të pavarësisë së Kosovës.

“Çfarëdo që të më bëjnë, çfarëdo që të ndodhë, sido ta dënojnë Kurtin, ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta tërheqin kurrë vendimin e tyre. Ata do të kërkojnë vetëm një mënyrë për ta bërë Serbinë të pranojë de fakco ose de jure pavarësinë e Kosovës”, ka potencuar presidenti i Serbisë.

Megjithëse të dy liderët ballkanikë do të qëndrojnë në të njëjtën godinë për një kohë të caktuar dhe përkundër tentimeve të diplomatëve evropianë, nuk është arritur që të sigurohet një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç. Por të dy pritet të kenë shumë punë me liderët e shteteve evropiane, përfshirë kancelarin gjerman dhe presidentin francez.

Përkeqësimi i situatës në veriun e trazuar të Kosovës ka ndikuar substancialisht në bllokimin e ecurisë së procesit të dialogut që po i mbanë të zënë diplomatët perëndimorë dhe nivelet e larta vendimmarrëse përgjatë gjithë kësaj kohe, megjithëse BE-ja dhe SHBA-të presin nga palët që të rikthehen në tryezën e negociatave nën kujdesin e lehtësuesve evropianë. (AP)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

28 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago