Historiani Jusuf Buxhovi ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për papërgjegshmëri dhe tha se është ai që e ka sjellë sovranitetin e Kosovës në diskutim.
Ai po thotë se përveç politikanëve shqiptarë që e bënë temë çështjen e ndarjes së Kosovës, aleatët nuk kanë thënë asnjëherë se Kosova duhet të ndahet, njofton Klan Kosova.
“Kjo që po flitet kjo është një temë nga një klasë e papërgjegjshme. Kosova është krijuar në sajë të Lidhjes së Prizrenit dhe gjithë atyre zhvillimeve dhe shteti i Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve. Është raciste të thuhet se fuqitë e mëdha ishin kundër shqiptar. Shteti i Kosovës është rezultat i fuqive të mëdha që i kanë ndihmuar kauzës së saj”.
“Kjo çështje është më shumë çështje e shpifur nga klasa politike që nuk kanë qenë në gjendje ta çojë tranzicionin përpara, por për ta kapur shtetin. Shteti i Kosovës nuk është i rrezikuar, por është i pranuar ndërkombëtarisht dhe këtu s’ka dilema. Por, këto i ka sjellë klasa politike, sjelljet e presidentit të papërgjegjshme politikisht sepse ka hyrë në një proces të degradimit të Kosovës për arsye që i di ai. SHBA s’ka kërkuar asnjëherë shkëmbim apo copëtim”.
“Thaçi e ka hapur këtë temë. Janë shumë argumente, por pavarësisht kësaj ka faj edhe klasa politike që është sjellë me papërgjegjshmëri në kohën kur presidenti e ka vu në temë”.
Buxhovi tha se tri qeveritë e mëhershme kanë rënë për këtë arsye dhe tha se do të bie edhe kjo aktualja nëse nuk është në përputhje me gjeostrategjinë amerikane.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…