Buxhovi thotë se monumenti i Gazemistanit është dashur të rrëzohet kur u ngrit shteti i Kosovës

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se monumenti në Gazimestan është dashur të rrëzohet në momentin kur Kosoba ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

Buxhovi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se dita e Shën Vidit, e njohur më shumë si Vidovdan është inskenim, dhe nuk është manifestim fetar.

Gazimestani nuk është më kurfarë manifestimi fetar sic e quajnë ata Vidovan, është inskenim por Serbia edhe historinë e ka me inskenime të tilla e mashtrime. Patjetër që e kemi hëngër e hajmë edhe sot gjithë ditën, por në këtë drejtim g nuk bjen në kompetencat e këtyre manastireve e objekteve që i ka Gracanica, janë ato krejt monumentet”, tha ai.

Tutje ai tha se ai monument shfrytëzohet për shovinizëm dhe nacionalizëm.

“Ky është një monument që është dashur të rrëzohet, në atë moment që shteti i Kosovës e ka futur legjtimitetin. Ai po shfryzohet për shovinizëm dhe nacionalizëm.  Nëse i shikoni mbishkrimet qa shkruajnë, aty ditë e natë hapet urrejtje”, tha Buxhovi.

Ceremonia fetare në Gazimestan mbahet çdo vit pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar, nën administrimin jugosllav, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.