Gjatë një shfaqje televizive në nëntor në televizionin informativ ‘ABC News’, gazetari veteran i kronikës së zezë, Artan Hoxha dha alarmin se grupet kriminale po bënin kërdinë, duke i përfshirë viktimat e tyre në skemat e dhënies së parasë me fajde në përqindje astronomike.
“Fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka,” tha Hoxha, ndërsa nënvizoi se sipërmarrësit po i marrin lokale, prona dhe vila.
Hoxha shpjegoi së në këtë skemë është përfshirë një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e së cilit kanë qënë aktivë në Tiranë që prej viti 1997.
“Janë njerëz të skeduar nga policia,” tha ai, ndërsa shtoi se “ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë.
Edhe pse aktivitetet financiare të palicensuara ndalohen nga Kodi Penal, të dhënat, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN tregojnë se fenomeni i parave me fajde është i gjithëpërhapur në Shqipëri.
Përveç krimit të organizuar, në këtë biznes të paligjshëm që shpesh mbështetet nga një rrjet i besuar noterësh ‘VIP’, sipas ekspertëve janë të përfshirë edhe politikanë të korruptuar.
“Në çdo qytet të Shqipërisë mund të gjesh dy-tre [fajdexhi] si në mesjetë, të cilët të ofrojnë në çast, ndoshta edhe pa asnjë letër, shuma të mëdha dhe besimin e bazojnë te gryka e revolverit,” shpjegon drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Sipas raportit vjetor mbi gjendjen e kriminalitet në vend që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela lexoi në Kuvendin e Shqipërisë të enjten, gjatë vitit 2021 u regjistruan 14 procedime për veprën penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, e cila përfshin dhe dhënien e parave me fajde.
Ekspertët theksojnë se fenomeni i dhënies së parave me fajde shkon pas dekada në Shqipëri dhe është sofistikuar me kalimin e kohës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…