Mëngjesin e sotëm diga e hidrocentralit në fshatin Bunec të Himarës është çarë, duke vendosur në alarm strukturat e Emergjencave Civile.
“Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”, njofton policia.
Hidrocentrali i fshatit Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit të Kalasë dhe prodhon energji elektrike për zonën bregdetare të Himarës.
Si pasojë e shpërthimit të digës ka patur përmbytje në rrugën nacionale, Lukovë- Bunec, që kalohet me mjete të rënda, por edhe në disa biznese në zonë, raporton A2.
Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Sakaq, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…