POLITIKE

Cakaj ia lë fajin Sali Berishës për taksën në Rrugën e Kombit

Ushtruesi i detyrës së Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në emisionin Pressing në T7 ka folur për taksën në Rrugën e Kombit.

Ai ka thënë se nuk është faji i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por i kryeministrit të kaluar, Sali Berisha.

Ndonëse Berisha vetë e kishte mohuar më herët vendosjen e taksës, Cakaj përsëri i lë fajin atij dhe nënshkrimit të kontratës me koncesionarin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës.

“Fajin për nënshkrimin e kontratës me koncesionarin në vitin 2011 e ka qeverisja e kaluar”, ka thënë Cakaj.

“I gjithë ndërtimi i autostradës ka kushtuar 1.3 miliardë dollarë. Koncesionarit për mirëmbajtje i duhet të i shtojë 260 milionë dollarë. Kjo ëpr shkak të ndërtimit të urës përmbi lumin Drin, rrugëve dytësore, 25.6 kilometra rrugëve me korsi shtesë. 16 km rrugë dytësore, ndriçimi etj…”, thotë ndër të tjera ai, por në fakt këto ndërtime ende nuk janë jetësuar.

“Taska e qarkullimit nuk arrin me i shlyer borxhet paraprake të qeverisë së kaluar”, thotë tutje Cakaj duke nënkuptuar se shuma që paguhet për qarkullim është e vogël.

Tutje Cakaj thotë se Rruga e Kombit ishte ndërtuar me borxhe dhe ajo ende nuk ka mbaruar.

“37% të parave janë marrë borxh nga qeverisja e kaluar për Rrugën e Kombit dhe ajo nuk ka mbaruar ende”

“Vetëm vitin e kaluar 1.73 miliardë dollarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri”, arsyetohet Cakaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago