POLITIKE

Cakaj “përgënjeshtron” Zaevin: Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, jo prej dështimit të negociatave

Në konferencën për mediat që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj u pyet për ngjarjen e fundit se Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Është kryeministri Zoran Zaev që ka konfirmuar se do të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Por këtë qëndrim të Zaevit është përpjekur ta përgënjeshtrojë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Cakaj, i cili theksoi se diskutimet për zgjedhje të parakohshme në vendin fqinj janë të hershme dhe nuk lidhen me vendimin e Këshillit Evropian.

“Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit”, theksoi Cakaj përpara gazetarëve.

Cakaj deklaroi gjithashtu se “në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se ky proces (hapja e negociatave) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme”, ndërsa Qeveria shqiptare nuk dha garanci për procesin. /tch/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

50 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago