FOTO&VIDEO

“Call center” nga Kosova vjedh pensionistët e Dresdenit, Prokuroria kërkon kokën e grupit

Banorët e Dresdenit në Gjermani, kryesisht të moshuar dhe pensionistë, kanë rënë pre e një mashtrimi të madh që ka ardhur përmes një qendre të thirrjeve ose “call center” nga Kosova.

Siç raportojnë mediat gjermane, Policia ende nuk e ka kapur kreun e grupit, megjithatë një prej bashkëpunëtorëve të hënën më 17 gusht ka dalë para gjykatës.

Bëhet fjalë për Feston H., i cili tashmë ka treguar se qendra e thirrjeve me seli në Kosovë i përket një kushëriri të tij dhe se është detyruar që të bashkëpunojë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike.

“Unë isha në gjendje shumë të keqe financiare, isha i papunë”, ka thënë Feston H., i cili ka dalë të hënën para gjykatës së rrethit në Dresden dhe ka dhënë informacione rreth asaj se si ka funksionuar grupi, shkruan Sachsische.de, transmeton Gazeta Express.

Të moshuarit gjerman gjithmonë telefonoheshin nga kjo qendër thirrjesh në Kosovë. Personi që i telefononte fliste një gjermanishte të rrjedhshme dhe i bënte të besonin ata se kanë fituar lotari.

Për të finalizuar mashtrimin e tyre, u kërkonin gjermanëve që të realizonin blerje të kuponëve në Amazon në vlerë treshifrore dhe që përmes telefonit t’ua kumtonin më pas kodet e kuponit të blerë.

Feston H. kishte për detyrë që të riblente me kodet e kuponëve. Me këto kode grupi nga Kosova kishte blerë shufra ari.

Feston H. është i martuar me një grua gjermane, e cila punon si farmaciste. Prokuroria gjermane ka kërkuar për të një vit e gjysmë burg. Përveç kësaj Feston. H duhet të kthejë paratë të marra nga kuponët. Hetimet tashmë janë zgjeruar në kërkim të anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët sipas informacioneve të Prokurorisë gjermane vazhdojnë ende aktivitetin e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago