Novi Sad, 050613. Reportaza o Deklaraciji o zastiti ustavnih i zakonskih prava Vojvodine.Na fotografiji:Nenad Canak predsjednik Lige socijaldemokrata Vojvodine. Foto: Vlado Kos / Cropix
Ish-kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Nenad Çanak deklaroi se po përgatitet terreni për likuidimin e tij.
Canak tha për TV Blic se djali i tij fillimisht ishte shënjestruar në TV Informer nga Dragan Vuçiqeviq, e më pas nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe se tre ditë më parë i ishte hequr siguria policore pas 20 vitesh.
“Pas 20 vitesh m’u hoq mbrojtja policore, të cilën e kisha sepse karteli i drogës, i cili përfundoi në burg dhe në të cilin kontribuova, vendosi të likuidojë tre persona dhe unë isha i mbijetuari i fundit, pastaj bëj pyetjen: A është kjo një përgatitje për vrasjen time, është një përgatitje për likuidimin tim?”
Ai ka shpjeguar se sigurimi policor i është hequr tre ditë më parë, “jo vetëm pa shpjegim, por edhe pa paralajmërim”, por policët që e ruanin i kanë thënë se ishin thirrur të ktheheshin në stacion.
“Kur një njeri që e quan veten gazetar, Dragan Vuçiqeviq, merr djalin tim dhe e thërret me emër, duke i treguar drejtpërdrejt ekranit: “Ky është djali i Nenad Çankës, ustashit dhe antiserbit më të madh në Novi Sad. Dhe pas kësaj, Aleksandar Vuçiq më quajti separatist. Kur ata ju tregojnë si një objektiv legjitim, është një përgatitje për likuidimin tim,” tha Çanak.
Ai shtoi se katër vite më parë ka paraqitur kërkesë për leje për armëmbajtje për siguri personale dhe ka deklaruar se nuk ka marrë përgjigje.
“Pra, është e qartë. Bëhet fjalë për presionin ndaj meje dhe familjes sime, me punën e pistë që bëhet nga tregtarët e drogës. Çdo gjë që ndodh me mua apo familjen time… Merreni këtë si kërcënim”, tha Çanak raporton danas.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…