Situata sot është tensionuar te Ura e Ibrit në Mitrovicë, kjo pasi që serbët me eskavator kanë tentuar ta prishin shtratin e Ibrit, çka kanë reaguar Policia e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.
E kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj disa personave që nuk lejonin të qetësohet situata tek Ibri, shkruan Reporteri.net.
Ai ka reaguar ashpër duke bërtitur.
“Askush s’guxon me u ndi. Ecni krejt në shpi!”, dëgjohet teksa thotë me ton të lartë.