Profesori serb Kosta Çavoshki ka deklaruar se ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov erdhi në Serbi për dhënë “vërejtjen e fundit për presidentin Vuçiq” shkruan “Srpskidnevnik” transmeton “Bota Sot”.
“Vizita e Lavrov në Serbi tash nuk ishte e rastësishme. Ai erdhi për të kumtuar vërejtjen e fundit Vuçiqit për Kosovën, edhe më e rëndësishmja në prag të takimit të 27 qershorit në Uashington” tha Çavoshki.
Ai vlerësoi se “ Rusët janë të vetëdijshëm çka është tash në rend dite dhe për atë shkak përmes Lavrovit kanë dërguar porosi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në OKB”.
Çavoshki ka nënvizuar se “është e qartë se Vuçiq është në panik sepse atë që iu ka premtuar amerikanëve duhet të përmbushet”.
“E dini çfarë janë amerikanët, nuk jemi ne ata që mund të i gënjejmë dhe të iu japim premtime të kota dhe mos të përmbushen ato. Atë ju ka premtuar i duhet të e përmbush. E çka ju ka premtuar askush nuk e din sepse ai vetë udhëheq bisedimet për Kosovën për të cilat nuk i informon as bashkëpunëtorët më të afërt.
“Për dallim nga ai, biseduesit e shtetit të vetëshpallur në parlamentin dhe qeverinë e tyre përfshirë edhe opinionin e kanë njoftuar me rrjedhën e bisedimeve dhe aty mësuam se duhet të ndërrojmë tokën tonë me tonën – Preshevën Bujanovcin dhe Medvegjen shqiptarëve për Mitrovicën, Zveçanin dhe Zubin Potokun tonë dhe disa fshatra përreth” tha ai.
Çavoshki ka thënë se “Rusët kanë shtuar presionin sepse e kanë kuptuar se Kosova nëse bëhet shtet, nuk iu duhet si edhe një anëtar i NATO-së në Ballkan”.