POLITIKE

Cavusoglu: Turqit në Evropë përballen me racizëm sistematik

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se mërgimtarët turq gjithnjë e më shumë përballen me politika diskriminuese dhe racizëm sistematik në Evropën Perëndimore.

“Ne jemi të shqetësuar për diskriminimin në rritje me të cilin përballet komuniteti turk në Evropën Perëndimore”, tha Çavuşoğlu gjatë një takimi në qytetin gjerman Dusseldorf, duke theksuar se politikat diskriminuese dhe raciste po bëhen gjithnjë e më sistematike dhe mbështeten nga zyrtarë në nivele të ndryshme në ato vende.

Çavuşoğlu u takua me diplomatët turq që shërbenin në qytete evropiane në një mbledhje të posaçme për të diskutuar problemet e ndryshme me të cilat përballet komuniteti turk në Evropë dhe masat e mundshme për të përmirësuar shërbimet konsullore.

Ai u bëri thirrje diplomatëve turq që t’i japin rëndësi të madhe incidenteve të diskriminimit racist, sulmeve ksenofobile dhe krimeve islamofobike, si dhe të ofrojnë mbështetje për viktimat dhe të ngrenë shqetësime në bisedime me autoritetet përkatëse, përcjell AA.

“Si konsuj ju nuk po bisedoni vetëm me qytetarët tanë, por edhe me politikanët në vendet ku shërbeni”, tha Çavuşoğlu.

“Udhëheqësit politikë duhet të veprojnë me sens të përbashkët. Ata duhet të përmbahen nga retorika përçarëse, nuk duhet të përdorin dallime fetare ose tenike për propagandë. Ky lloj trajtimi i retorikës, duke përdorur retorikë diskriminuese, krijon një klimë të urrejtjes që ngulmon sulmet raciste. Ju lutemi tregoni këto gjatë takimeve tuaja me bashkëbiseduesit”, theksoi ai.

Evropa viteve të fundit ishte dëshmitare e rritjes së numrit të rasteve që lidhen me racizmin dhe islamofobinë, të shkaktuar nga propaganda e nisur nga partitë e ekstremit të djathtë.

Sipas një raporti të publikuar nga grupi i ekspertëve SETA me qendër në Ankara, 676 incidente islamofobike u dokumentuan në Francë gjatë vitit 2018, një rritje prej 52 për qind kundrejt 446 rasteve gjatë vitit 2017.

Në Austri, gjatë vitit 2018 u regjistruan 540 raste të incidenteve islamofobike, krahasuar me 309 raste në vitin 2017.

Në Gjermani, në të njëjtën periudhë policia regjistroi 813 krime të urrejtjes ndaj muslimanëve, përfshirë fyerje, letra kërcënuese, sulme fizike dhe sulme kundër xhamive.

Më shumë se 100 xhami dhe institucione fetare poashtu u sulmuan.

Në Gjermani, ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian (BE) me gjithsej 81 milionë banorë, jetojnë 4.7 milionë muslimanë, popullsia më e madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në këtë vend, poashtu jetojnë 3 milionë turq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago