LAJME

Çdo muaj, mbi 1.200 persona kërkojnë punë për herë të parë

Çdo muaj, përafërsisht 1.200 punëkërkues aplikojnë për herë të parë në Agjencinë e Punësimit, për të gjetur punë, njoftoi drejtori i këtij institucioni, Shpëtim Kalludra.

Ai, në emisionin e mëngjesit në KTV – “SOT”, tha të hënën, se brenda vitit rreth 14 mijë persona regjistrohen, derisa ky numër sipas tij është në rënie.

“Kemi më shumë se 70 mijë persona të regjistruar për kërkim të punësimit. Ky numër është në rënie. Nëse shohim brenda një viti, numri i punëkërkuesve mesatarisht në muaj është 1.200 persona. I bie 14 mijë persona regjistrohen brenda vitit. Këta janë regjistruar për herë të parë. Këta 70 mijë kërkojnë në mënyrë aktive, por për shkak të rrethanave të ndryshme dhe moshës që e kanë mbërritur, kanë vështirësi të gjejnë punë”, deklaroi ai.

Kalludra tha se nëpërmjet ndërmjetësimit të Agjencisë, në biznese arrijnë të punësohen rreth 10 mijë punëkërkues. Ndërmjetësimi për gjetje të vendit të punës bëhet rreth 55 për qind nga Agjencia, e pjesa tjetër i mbetet personit dhe aftësive që ka, bëri të ditur ai.

“Ne si Agjenci e punësimit po i promovojmë punët tona. Kemi raste kur një punëkërkues vjen më një punë që nuk kërkohet. Në rast kur ai është profesion që nuk kërkohet fare, kemi qendra të aftësimit profesional, që e drejtojmë atje. I ofrojmë 34 profile në tregun e punës, që punëkërkuesi t’i përfitojë ato aftësi”, tha Kalludra.

Siç potencoi kreu i Agjencisë për Punësim, tregtia mbetet një prej sektorëve që gjeneron më shumti vende pune, ndërsa fushat me kërkesë shumë të ulëta janë shkencat sociale.

“Nga shkencat sociale shumë pak kërkohet nga tregu i punës. Universitetet ofrojnë edukim e arsimim nga shkencat sociale, por duhet t’i drejtojnë kah shkencat teknike, sepse teknologjia po gjeneron sot vende të punës. Me shkencat sociale sikur është ngopur tregu dhe kërkesat janë shumë të vogla”, theksoi ai.

Kalludra njoftoi se Agjencia e ofron edhe orientimin në karrierë, që punëkërkuesve t’iu ndihmojë ta gjejnë veten se ku janë më të aftë të operojnë.

“Diku 900 vende të punës i realizojmë brenda muajit. Në këtë mënyrë, ka një bashkëpunim të mirë me bizneset. Sa u përket kushteve, Kosova në të gjitha nivelet ofron kushte mesatare. Ajo që ne dëshirojmë të arrijmë është një kontakt të vazhdueshëm. I kemi 34 zyre të punësimit në Kosovë. Secili punëkërkues që ka moshën e punës, duhet të regjistrohet në zyrë. Pas profilizimit, ofrohen shërbime të tjera”, bëri të ditur Kalludra, derisa shtoi se komunat e mëdha të Kosovës kanë kërkesë të madhe të punëkërkuesve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago