Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Kështu ka deklaruar sot Presidenti amerikan Donald Trump, teksa aplikacioni në pronësi kineze përballet me një të ardhme të pasigurt në SHBA.
Ligji amerikan ka urdhëruar që TikTok të shitet nga pronari i tij kinez, ByteDance, ose të ndalohet përdorimi i këtij rrjeti social në Shtetet e Bashkuara.
I pyetur nëse një marrëveshje për TikTok do të arrihet së shpejti, Trump u tha gazetarëve: “Mund të ndodhë”.
“Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme. Shumë njerëz e duan atë marrëveshje, dhe ajo varet nga unë”, u tha ai gazetarëve në Air Force One.
“Të katërt janë të mirë”, shtoi ai, pa i përmendur emrat e blerësve të mundshëm.
Ligji që ndalon TikTok-un në SHBA hyri në fuqi më 19 janar, mes shqetësimeve se qeveria kineze mund të shfrytëzojë platformën e për të spiunuar amerikanët ose për të ndikuar fshehurazi opinionin publik amerikan.
TikTok pezulloi përkohësisht operacionet në Shtetet e Bashkuara dhe “u zhduk” me afrimin e afatit të përcaktuar nga ligji, ndërsa miliona përdorues shprehën zhgënjimine tyre.
Sakaq, sipas mediave amerikane blerësit e mundshëm të TikTok përfshijnë një iniciativë të quajtur “Oferta e Popullit për TikTok”, e nisur nga manjati i pasurive të paluajtshme dhe sporteve Frank Mccourt. Konkurrentët e tjerë përfshijnë Microsoft, Oracle dhe një grup që përfshin të famshmin e rrjeteve sociale, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…