BOTA

Dramë në Rusi! Sulmi në një nga rafineritë më të mëdha të Putinit: Ky sulm mund të ketë pasoja të paparashikueshme!

Rafineria e Novokuybyshevsk, e vendosur në rajonin e Samara të Federatës Ruse, është sulmuar gjatë natës nga dronë, raportojnë burime ruse dhe ukrainase.

Raportet e para për shpërthime në rajonin e Samara u shfaqën në kanalin Astra Telegram, i cili, duke cituar banorët lokalë, njoftoi se dronët kishin shënjestruar rafinerinë Novokuybyshevsk, e cila është pjesë e grupit Rosneft.

Sipas informacioneve nga kanalet ruse Telegram, një zjarr ka shpërthyer në objekt. Megjithatë, autoritetet lokale pretendojnë se sulmi ishte i pasuksesshëm, duke thënë se tre drone u rrëzuan, se nuk kishte “asnjë zjarr apo dëmtim” dhe se rafineria po funksionon normalisht.

Më vonë, RBC raportoi se një depo që mbulonte një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë ishte në zjarr në Novokuybyshevsk, por nuk u specifikua nëse zjarri kishte lidhje me sulmin me dron.

Nga ana tjetër, kreu i Qendrës për Luftimin e Dezinformimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Andriy Kovalenko, konfirmoi se dronët kishin goditur vërtet rafinerinë.

 

– Kapaciteti i kësaj rafinerie është 8.8 milionë tonë naftë në vit, çka e vendos atë ndër dhjetë më të mëdhatë në Rusi. Ajo prodhon një gamë të gjerë të produkteve të naftës, duke përfshirë benzinë, naftë dhe kirozinë, të cilat janë thelbësore për transportin dhe pajisjet ushtarake. “Për ushtrinë ruse, kjo rafineri është e një rëndësie strategjike, pasi siguron një furnizim të qëndrueshëm me karburant për operacionet ushtarake”, tha Kovalenko.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë informacione për ndonjë dëmtim të mundshëm.

Rusia pretendon se ka rrëzuar nëntë dronë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore përgjuan dhe shkatërruan nëntë dronë ukrainas gjatë natës.

Sipas autoriteteve ruse, tre drone u rrëzuan mbi rajonin e Samara, dy mbi rajonet Voronezh dhe Oryol, ndërsa nga një u shkatërrua mbi rajonet Belgorod dhe Kursk.

Edhe pse Moska pretendon se sulmi nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme, informacionet kontradiktore për zjarrin në Novokuybyshevsk tregojnë për pasojat e mundshme të këtij sulmi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago