Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka reaguar tenistit serb, Novak Gjokoviq i cili tha se do të donte të kthehej në Kosovës për t’i pagëzuar fëmijët e tij.
Tenisti serb, Novak Gjokoviq thotë se dëshiron t’i pagëzojë fëmijët e tij në Kosovë, duke e konsideruar se kjo tokë është në zemër të çdo serbi, pasi sipas tij, ajo e përfaqëson qendrën e kulturës, identitetit, traditës dhe të fesë së serbëve.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Gjokoviqi ka thënë se është i vetëdijshëm që do të ishte e vështirë ta realizonte dëshirën e tij pasi, gjithnjë sipas tij, në Kosovë ka ende tension, ndonëse më jo konflikt të armatosur.
“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për t’i pagëzuar fëmijët e mi, Stefan, tetë vjeç, dhe Tara, pesë vjeçe.
E di se kjo është një çështje delikate pasi konflikti është ende prezent atje, ndonëse jo më i armatosur, por ka ende tension.
Nuk dua të përzihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, është një qendër e kulturës sonë, të identitetit, të traditës dhe të besimit tonë”, deklaroi tenisti serb.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, duke thënë shkurtimisht se pa vaksinë nuk ka hyrje në Kosovë.
“No-Vax No entry”, shkroi ai në Twitter, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.
Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë të shtunën pasdite, me moton…
Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…
Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…
Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…