Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Hajrullah Çeku, ka kritikuar ashpër Qeverinë e re për vendimin e fundit që ka marrë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, duke thënë se me këtë veprim kjo qeveri ka hequr dorë nga sovraniteti dhe qenësia e saj.
Sipas Çekut seanca e sotme është përpjekja e radhës për tu dukur se në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë, duke e quajtur kështu ilegale Qeverinë Hoti.
“ Seanca e sotme është përpjekja e radhës për të imponuar se sikurse në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë. Qeveri ilegale. Nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve e deri te dërgimi i dialogut nën udhëheqjen e presidentit. Ju mbase mund ti mbani të uzurpuar zyrat tona, por na keni këtu, për t’ju kujtuar se keni mashtruar, qytetarëve ia kërkuat votën duke thënë se do ta vendosni reciprocitetin e tani e hiqni. Nuk gjen askund në botë asnjë qeveri që e heq reciprocitetin. Që heq dorë nga barazi me një shtet tjetër”, ka deklaruar Çeku para deputetëve.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…