Ministri gjerman i Mbrojtjes akuzoi të dielën presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet të “destabilizojë” Gjermaninë, pasi Rusia transmetoi në rrjetet sociale një shkëmbim konfidencial informacioni mes oficerëve gjermanë për dërgesat e armëve në Ukrainë.
“Ka të bëjë thjesht me një audio që përdoret për të destabilizuar” dhe për të minuar “unitetin” e Gjermanisë, u tha Boris Pistorius gazetarëve në Berlin.
“Natyrisht, bëhet fjalë për minimin e unitetit tonë, për zgjerimin e brendshëm të ndarjeve politike, por unë sinqerisht shpresoj se Putini nuk do të ketë sukses dhe se ne do të mbetemi të bashkuar”, shtoi ai.
Të premten, në rrjetet sociale nga Rusia u transmetua një audio-incizim të një takimi konferencë të oficerëve të lartë gjermanë.
Aty, pjesëmarrësit e bisedimeve diskutojnë hipotezën e dërgimit të raketave Taurus me rreze të gjatë të prodhimit gjerman në Kiev, çfarë duhet bërë për t’u mundësuar forcave ukrainase t’i përdorin ato dhe cili është efekti i tyre i mundshëm.
Ministria gjermane e Mbrojtjes konfirmoi vërtetësinë e pamjeve të shtunën.
Përmbajtja e regjistrimit është shumë e pakëndshme për Gjermaninë, sepse Berlini zyrtarisht refuzon të dorëzojë raketat Taurus në Kiev, duke përmendur rrezikun e një përshkallëzimi të luftës.
Në të njëjtën kohë, gjatë bisedës, oficerët zbulojnë detaje se si Britania e Madhe dhe Franca po ndihmojnë ushtrinë ukrainase me përdorimin e raketave Scalp që të dy vendet i japin Kievit.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…