LAJME

“ÇEZ-DIA” në SPAK, Meta: Diktohet politikisht Rama për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet

“Nuk kam marrë asnjë vendim në interes të askujt”. Kështu ka deklaruar Ilir Meta pas marrjes në pyetje nga SPAK për çështjen CEZ-DIA ku qëndroi për rreth dy orë. Në një deklaratë për mediat, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është investuar politikisht për këtë çështje për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë. I pyetur nga gazetarët për njohjen me Kastriot Ismailajn, Meta u përgjigj se për të ka dhënë shpjegime në të kaluarën.

“Për këtë çështje kam dhënë shpjegime edhe në të kaluarën. Asnjë akt, asnjë vendim nga ana e Ilir Metës në interes të askujt. Kjo është shumë e qartë. Diktohet politikisht nga Edi Rama për të shmangur vëmendjen nga skandalet që i dinë të gjithë për të spostuar te thashethemet e 14-15 viteve më parë.

Sipas tij nuk ekziston asnjë akt apo vendim nga Ilir Meta në lidhje me këtë çështje, ndërsa theksoi se kallëzimi është i rremë.

“Përgjigjja ime është ajo që kam thënë më përpara që do them përsëri dhe do ta them në çdo rast; nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër, iniciativë për ligje e akte nënligjore nga Ilir Meta në detyrat si zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë në interes të askujt përfshirë këtu DIA e CEZ dhe Ministria e Ekonomisë si pronare 100% e aksioneve të KESH e ka denoncuar vendimin e Ere-s që favorizonte CEZ në dhjetor 2012 për blerjen e çmimit të energjisë në dëm të KESH dhe konsumatorëve shqiptarë. Nuk kam interes për dëshmitë, SPAK ka detyrë të hetojë. Jetojmë në kohë kur dëshmitë e rreme dhe kallëzuesit e rremë janë bërë në modë, se kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet e saj, si ai inceneratorëve dhe të gjitha skandalet e tjera. Unë jam këtu dhe do të jem transparent dhe të mos shfokusohemi nga beteja për çkapjen e shtetit për denoncuar kapjen e shtetit. Jam këtu në respekt të ligjit, asnjë akt asnjë vendim nga Ilir Meta në interes të askujt”.

I pyetur nëse parashikohet rëndimi i situatës së tij në SPAK, Meta u përgjigj: “Nuk më habit asnjë keqpërdorim i institucioneve të drejtësisë. Unë jam këtu përballë jush për të gjitha aktet e mia

Nuk jam këtu për të dhënë përgjigje për çdo lloj mashtruesi që përdoret apo vetëofrohet për interesat e tij. Pjesa më e madhe e tyre kanë dhënë dëshmi dhe asgjëkundi nuk është përmendur emri im. Ky është investim që është bërë më pas për arsye politike nga Rama. Absolutisht i gatshëm për t’u përballur me drejtësinë, ju dhe çdo të vërtetë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago