KRYESORE

Çfarë deklaronte Christopher Hill në vitin 2013 për miqësinë Kosovë-ShBA?

Diplomati amerikan, Christopher Hill, është emëruar ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Por, çfarë kishte deklaruar ai për miqësinë Kosovë-ShBA, në vitin 2013?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përcaktuara që të mos i ndryshojnë raportet me Kosovën, kishte deklaruar në qershor të vitit 2013, ambasadori Christopher Hill.

Këto komente, diplomati amerikan i kishte bërë gjatë ceremonisë së organizuar në Universitetin e Prishtinës, ku ai dhe ambasadori austriak Ëolfgang Petritsch ishin nderuar me titullin “Dr.Honoris Causa”.

Me këtë rast, ambasadori Hill u kishte thënë të pranishmëve se me përparimet që po bën shteti i Kosovës, po nderon të kaluarën, të tashmen dhe gjeneratat që vijnë.

Ai kishte porositur politikanët në Prishtinë se duhet të ndërtojnë raporte të mira me fqinjët si dhe ta bëjnë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian dhe të strukturave euroatlantike.

Ishte zotuar edhe se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova do të mbeten përherë vende mike.

“Ajo që dua t’ju siguroj juve është se shumë gjëra në botë ndryshojnë. Bota ndryshon çdo ditë. Por një gjë që kurrë nuk do të ndryshon janë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën. Ne gjithmonë do të jemi afër Kosovës dhe Kosova do të mbetet gjithmonë afër nesh”, ka deklaruar ambasadori Hill.

Shtëpia e Bardhë tha se emërimin e bëri presidenti amerikan, Joe Biden.

Hill është njohës i mirë i rajonit, pasi ishte zëvendës i Richard Holbrookut, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990.

Ai ishte edhe i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Kosovë. Ai po ashtu ishte ambasador në Irak, Kore të Jugut, Poloni, Maqedoni të Veriut dhe për kohë të shkurtër në Shqipëri.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago