POLITIKE

Çfarë po paralajmëron Kurti? “Gjenocidi i Serbisë njihet botërisht përveç nga ne shqiptarët”

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Rezallën në përkujtim të 23 vjetorit të Masakrës së Rezallës  së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kurti tha se Masakra e Rezellës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit, të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo ju ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.Me ekzekutim mizor e barbarë ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat. Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet botërisht përveçse nga ne shqiptarët që e përjetuam andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojmë në mënyrë që përgjegjësit dhe urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të gjykohen e të dënohen tha kryeministri Kurti.”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për rivarrimin në muajin tetor 2021, të eshtrave të 9 viktimave të Rezallës, kryeministri tha se me ekzekutim mizor e barbar, forcat serbe ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat.

Më 30 shtator të vitit 2021, u kthyen në Kosovë eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak, Serbi, që sipas raporteve të identifikimit, iu përkisnin shtatë identifikimeve të reja nga masakra e Rezallës, si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

2 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

2 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

6 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

7 orë ago