Ç’humanizëm! Biznesmeni kanadez investon në 300 refugjatë sirianë

Një biznesmen kanadez ka shpenzuar miliona dollarë amerikanë për të ndihmuar refugjatët sirianë të ndërtojnë një jetë të re në Kanada.

Jim Estill, drejtori i Danby Appliance, ka vendosur të sjellë 89 familje refugjate siriane në Kanada me gjithsej 300 anëtarë.

“Nuk dua të plakem, ku, ndërsa një krizë më e madhe humanitare po ndodh, unë nuk po bëj asgjë në lidhje me të”, tha ai.

Biznesmeni Estill harxhoi afro 1.2 milion dollarë për të sponsorizuar refugjatët.

Ai u ofron atyre punë në kompaninë e tij, si dhe në projekte të tjera sipërmarrëse.

Për këtë, po shfrytëzon kontigjente refugjatësh të ardhur në Kanada në vitet ’70-’80, të cilët po u shërbejnë të rinjve vullnetarisht duke u mësuar gjuhën, zanatet apo dhe stilin e jetës.

“Unë kam tetëqind vullnetarë dhe secila familje ka mentorët e saj që flasin gjuhën arabe apo angleze”, shpjegoi Estill.

“Ne i ndihmojmë ata në periudha të vështira dhe pastaj ata ndërtojnë një jetë të re më vete”, sqaroi ai.