LAJME

Vdekja e të riut në aksidentin tragjik në Deçan, dy familjet shtrijnë dorën e pajtimit

I riu, Adiat Gërvalla, ditë më parë humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Llukë e Epërme në Deçan. Familja e tij ditën e sotme ka shtrirë dorën e pajtimit me familjen e shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku bëhet e ditur se pajtimi mes dy familjeve ka ndodhur në ceremoninë mortore të të ndjerit gjatë ditës së djeshme.

“Me 26 qershor 2023, në Llukë të Epërm në një aksident trafiku kishte humbur jetën i riu nga Duboviku i Deçanit Adiat (Jakup) Gërvalla. Dje, në ditën e varrimit të tij, në ditën e madhe të Kurban Bajramit, Familja Gërvalla i shtriu dorën e pajtimit Familjes Hamzaj nga Lybeniqi i Pejës. Familjes Gërvalla i jemi mirënjohës për aktin burrërorë dhe patriotik”, thuhet në njoftim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago