Agjencia Qendrore për Inteligjencë e Shteteve të Bashkuara, CIA, e ka shkarkuar shefin e zyrës së saj në Vjenë të Austrisë pas kritikave rreth punës së tij, përfshirë atë që disa e kanë cilësuar si reagim jo i duhur ndaj raporteve për incidentet me Sindromin Havana në Ambasadën e ShBA-së në Vjenë, raportoi gazeta amerikane, The Washington Post.
Duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, gazeta e njohur raportoi se vendimi për këtë shkarkim do të dërgojë mesazh për udhëheqësit që ta marrin seriozisht Sindromin Havana, një grumbull misterioz i problemeve shëndetësore që është raportuar në mesin e diplomatëve.
Një zëdhënës i CIA-s tha se agjencia nuk i komenton incidentet specifike apo oficerët, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Gazeta amerikane raportoi se dhjetëra pjesëtarë të personelit amerikan në kryeqytetin austriak, përfshirë diplomatë e zyrtarë të inteligjencës si dhe disa fëmijë të punëtorëve amerikanë kanë raportuar simptoma të këtij sindromi.
Drejtori i CIA-s, William Burns, në korrik tha se rreth 100 oficerë të kësaj agjencie dhe familjarë të tyre janë në mesin e rreth 200 zyrtarëve amerikanë e të afërmve të tyre që janë prekur nga Sindromi Havana.
Problemet shëndetësore fillimisht ishin raportuar nga zyrtarët e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kubë më 2016.
Vitin e kaluar, një panel i Akademisë Kombëtare të Shkencave në ShBA vlerësoi se teoria më e besueshme është që ky sindrom është shkaktuar nga energjia me radio-frekuencë të kontrolluar.
Burns ka thënë se ekziston gjasë shumë e fuqishme që sindromi është shkaktuar me qëllim dhe se përgjegjës për të mund të jetë Rusia. Sidoqoftë, ky shtet i ka mohuar akuzat.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…