POLITIKE

Cila ka qenë lidhja e Qerim Kelmendit me Fatmir Haklajn nga Tropoja

Qerim Kelmendi u gjet sot i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, dhe për ketë ka pasur reagime nga më të ndryshmet. Qerim Kelmendi ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dega brenda Kosovës, Qerimi po ashtu kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së.

Por cili kishte qenë raporti i Qerim Kelmendit me Fatmir Haklaj nga Tropoja i cili vjen nga familja e Hakljave.

Kelemendi në vitin 2013 ishte pyetur edhe për raportet më Fatmir Haklaj. Në një intervistë të dhënë për DITA-n në vitin 2013, ai i rrëfen detaje të këtyre kohëve

“Pra siç ju thashë Fatmir Haklaj ka shprehur dëshirën me na dal në ndihmë, neve si UÇK, por unë personalisht gjatë një takimi i kam thënë tekstualisht: “Fatmir, ti sot je në gjak me një pjesë të kësaj treve dhe ndihma jote karshi nesh nuk shihet mirë nga kundërshtarët e shumtë që ti ke, ndaj më e udhës është që me ne të rrish indiferent, sepse neve nuk na leverdis të jemi në sy të keq nga një pjesë e Malësisë së Madhe”. Fatmiri e ka mirëpritur këtë këshillë timen. Madje atë natë ai ka ardhur vonë në takim dhe mbante kapuç, dhe ja vura në dukje këtë fakt duke i thënë : “a po shef se edhe tek ne po vjen gjysmë i fshehur, ilegal”.

“Në disa raste Fatmir Haklaj na ka ndihmuar sepse ka qenë një periudhë kur Fatos Nano kishte urdhëruar që bazat tona të mbyllen medeomos për shkak të presionit që i bënin ndërkombëtarët e sidomos anglezet dhe italianët. Sepse deri atëherë edhe ndërkombëtaret që më vonë u rreshtuan me ne, ishin kundër nesh dhe akoma po përkrahnin Serbinë dhe politikën e Rugovës dhe ishin katërçipërisht kundër UÇK-së” thuhet në përgjigjën e tashmë të ndjerit Qerim Kelmendi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago