FOTO&VIDEO

Osman Kelmendi tregon se si u ekzekutua vëllau i tij Qerimi

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Ai është ekzekutuar më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës.

Lidhur me ekzekutimin e tij, para mediave ka folur Osmani, vëllai i Qerimit. Sipas asaj që thotë Osman Kelmendi, vëllai të tij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Kelmendi më tej ka thënë se Qerim Kelmendi s’ka pasë probleme me askënd.

Familja gjithashtu i ka hedhur poshtë edhe dyshimet se Qerim Kelmendi mund të ketë qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Sipas tij, Qerimi asnjëherë s’ka thënë në familjen e tij se e kanë ftuar nga Specialja, por thotë se dëshira e tij ka qenë që të shkojë atje për të dëshmuar “Luftën e Pastër të UÇK-së”

“Bilez ai ka pas qef me shku e me folë për luftën e pastër të UÇ-’së”, ka thënë Osman Kelemendi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago