Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS, ka publikuar listën e vendeve të cilat kanë dhënë ndihmat më të mëdha për Kosovën gjatë periudhës së pandemisë.
Kosova u kaplua nga kriza globale prej fillimit të marsit, ndërsa dëmet ekonomike, që priten të godasin vendin për shkak të masave restriktive që janë marrë, parashihen të jenë të mëdha.
Në listën e vendeve që kanë ndihmuar më së shumti Kosovën gjatë pandemisë prin Bashkimi Evropian.
BE si njësi dha 68 milionë euro, duke qenë vendi që ndihmoi më së shumti Kosovën me të holla. SHBA ka dhuruar 1.1 milionë, Japonia me 718 mijë dollarë, Zvicra me 500 mijë franga ndërsa Norvegjia e Austria me 450 mijë euro dhe 250 mijë euro respektivisht.
Ndërkohë shumë shtete e kanë ndihmuar Kosovën edhe me pajisje elementare në luftën ndaj virusit Covid-19.
Katari ka dhuruar 6.500 teste dhe respiratorë. Jordani ka dhuruar 24 tonë ndihma mjekësore. Turqia pajisje mbrojtëse dhe 1000 sete për testim.
Ndërkohë, Kosova i ka dhuruar 500 mijë euro në Luginën e Preshevës për luftimin e Covid-19.
Kjo është lista e plotë e publikuar nga PIPS.