Shkrimtari dhe akademiku serb Dushan Kovaceviq ka thënë se kurrkush nga liderët në Serbi, as tash, e as në 50 vjetët e ardhshme, nuk do të duhej të guxonte ta nënshkruajë pranimin e pavarësisë së Kosovës.
E në rast se dikush do ta bënte një gjë të tillë, atëherë, atij, sipas Kovaceviq, do t’i duhej të bënte edhe dicka tjetër.
“Nëse do të ndodhte që dikush të cmendet dhe të mendojë të nënshkruajë dicka të tillë, të turpshme, atëherë do t’i duhej që pas nënshkrimit të bëjë operacion plastik dhe pjesën tjetër të jetës ta kalojë në ndonjë bazë ushtarake në Arizona (të Amerikës)”, ka thënë ai në një intervistë për NiN, transmeton N1, përcjell Klankosova.tv.
Kovaceviq ka thënë më pas që Serbia e ka të largët edhe integrimin në BE, pasi kushti kryesor, nga 20 të mbeturit, është njohja e pavarësisë së Kosovës.
“Është vetëm kjo dhe asgjë më pak”, ka vazhduar ai. “Oferta e Vuciq për kompromis po refuzohet apriori, qe shumë vite, me parashtrimin e kërkesave, cdo ditë”.
Akademiku serb ka thënë se kërkesa e fundit e shqiptarëve është që të pranohet në mënyrë indirekte se ata janë pronarët e vërtetë të katër manastireve ortodokse dhe pronave të këtyre shtëpive fetare, në Kosovë.
“A e dini si tingëllon kjo kërkesë e shqiptarëve? Ju duhet ta pranoni se është e jona ajo cfarë ua kemi marrë, e ne do t’ua pranojmë juve atë që ende nuk e kemi marrë. Kështu mund ta arrijmë një marrëveshje të ndërsjellë!”, ka thënë ai.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…