Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër refugjatësh nga Afganistani.
Çitaku tha se Kosova e di shumë mirë momentin kur dëbohesh dhunshëm nga shtepia.
“Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momemtin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpija. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithcka që njeh dhe don”.
“Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjërësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani”.