Çitaku: Tri gra të jashtëzakonshme kosovare u nderuan me çmimin e ‘Grave të guximshme’

Ambasadorja e sapo dorëhequr e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ishte pjesë e organizimit të ndarjes së çmimeve internacionale ‘Gratë e guximshme’ në Amerikë.

Çitaku tha se tri gra të jashtëzakonshme nga Kosova tashmë janë nderuar me këtë, për punën e tyre të denjë.

“Feride Rushiti, Valdete Idrizi dhe Arbana Xharra”, shkroi Çitaku.

Fuqia e gruas, shtoi tutje Çitaku, e cila gjatë ditës së djeshme ishte emri më i komentuar, pasi ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca propozoi që ajo të largohet nga posti i ambasadores.