Tirana sot gumëzhin nga zërat e fëmijëve deri në 10-vjeç, por jo vetëm. Të shoqëruar nga nënat, në disa raste edhe nga baballarët ata kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit duke shijuar orarin e përcaktuar për ta, të favorizuar edhe nga moti i ngrohtë.
Gazetarja e Abc News Erneta Shevroja ka bërë një vëzhgim tek Liqeni Artificial i cili ndonëse ka qëndruar i mbyllur gjatë këtyre ditëve, në fundjavë ka hequr shiritin, për t’u mbushur nga të moshuarit dhe fëmijët në orarin që i dedikohet vetëm atyre.
Një pjesë e fëmijëve dhe nënave kanë vendosur të mbajnë maskë dhe doreza, ndërkohë që pjesa më e madhe kanë dalë pa mjete mbrojtëse, por duke qëndruar në distancë nga pjesa tjetër. Ato thonë se nuk shohin rrezik nga kjo gjë pasi nuk do kenë kontakt me persona të tjerë.
Një nënë tregoi për Abc News sot i është dashur të ndajë fëmijët, për shkak se dy të tjerët janë mbi 10 vjeç. “Nuk doja t’i vendosja maskë sot që është dita e tyre. Fëmijët vazhdojnë mësimin online, kam edhe dy fëmijë më të rritur nuk i kam marrë me vete sepse janë mbi 10-vjeç”, u shpreh ajo.
Ndërsa mësimi onlie vazhdon edhe për fëmijët në parashkollorë, të cilët ndryshe nga ata më të rritur nuk lidhen në skype me mësuesit, por ndjekin një program ditor që i dërgohet prindërve në whatsapp.
“Shkolla i dërgon në whatsapp programin dhe i bën gjatës ditës. Ne ia dërgojmë në darkë detyrat”, thotë një nënë.
Para mikrofonit të Abc News fëmijët thonë se kohën në shtëpi e kalojnë duke bërë mësimet, duke luajtur me njëri-tjetrin, dhe duke parë televizor.
“Kam shumë pa dalë. Luaj me babin futboll. Kemi mamatë që kemi dalë. Kohën e kaloj duke bërë detyrat dhe duke parë televizor. Nuk kemi dalë fare. Do të donim më shumë por kaq kemi”, thonë disa nga fëmijët.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…