Një përleshje ka shpërthyer të mërkurën në parlamentin turk gjatë një fjalimi nga një ligjvënës i opozitës i cili më parë akuzoi presidentin Recep Tayip Erdogan për siç ka thënë “mosrespektim të ushtarëve turq që vdiqën në Siri”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra parlamentarë u bashkuan me përleshjen, duke mos munguar as përdorimi i grushteve, ndërsa të tjerët u përpoqën të ndalnin përleshjen.
Siç bëhet e ditur, ka qenë Engin Ozkoc, një ligjvënës nga Partia Popullore Republikane e opozitës (CHP), ai që kishte akuzuar presidentin në një konferencë shtypi dhe më vonë në një postim në Twitter, për “mosrespektim të ushtarëve që humben jet javën e kaluar në rajonin e Sirisë, Idlib”.
Ozkoc thuhet se akuzoi gjithashtu Erdoganin për “papërgjegjësi për dërgimin e trupave në një konflikt pa mbulimin nga ajri”.
Kryetari i parlamentit, Mustafa Sentop, dënoi deklaratën e ligjvënësit të opozitës ndërsa prokurorët e Ankarasë filluan një hetim “mbi një fyerje të dyshuar të presidentit”.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…