Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar mbrëmë vonë se Hashim Thaçi, presidentit francez Macron nuk ia tha atë që realisht e mendon, shkruan “B92”.
Këtë deklaratë ai e bëri në pyetjen për të komentuar deklaratën e Thaçit se “i ka thënë Macronit se Prishtina është për marrëveshje paqësore me Beogradin”, ku Vuçiq tha se këtë e ka dëgjuar nga Thaçi edhe para dy apo tri viteve.
“Është i gatshëm për marrëveshje paqësore në të cilën ne duhet pranojmë pavarësinë e Kosovës. Kjo është sikur unë të dal e të them se jam për marrëveshje fantastike me BE dhe të na bartin 15 miliardë euro dhe ne të themi se BE nuk ka gabuar asgjë për 18 vjet të shkuara. Ai thotë se duhet të jemi të lumtur që do të na pranojnë. Kënd të pranojmë, çka po flisni. Ne jemi të pranuar në OKN, andaj njohja e tij nuk na duhet”, ka thënë ai.
Vupiq ka thënë se nuk ka problem të bisedoj me secilin që është real dhe racional, ndërsa Thaçi i ka thënë Macronit vetëm atë që do të dëgjojë.
“Nuk i ka thënë atë që vërtet mendon. Ne kur takohemi i themi njëri-tjetrit ‘mirëdita, si jeni, natën e mirë’, ‘pse e keni bërë këtë apo atë’. Atë që dikur e kemi pasur që të takohemi një herë në javë, apo muaj tash e një vit nuk është më, përveç se shihemi në takime, ku unë ndërkohë i them ” mos shpikni marrëzi për helmime”, ai mua asgjë të tillë, kjo është ajo”, ka theksuar duke shtuar se nuk ka lëvizje, as bisedime pas dyerve të mbyllura.
Vuçiq ka thënë se Makron dëshiron që Evropa të ndërmjetësoj dhe të arrihet zgjidhja e problemit të Kosovës.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…