FOTO&VIDEO

Çka po kërkon krimineli serb, Radomir Pocuca në veri të Mitrovicës?

Radomir Pocuca, rreth 49-vjeçar nga qyteti Vërshac i Serbisë, i njohur si person fillimisht ndërmjet botës së medias në Serbi, pastaj regjimit, e më vonë edhe krimit, është parë para dy ditësh në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ai ka qenë i shoqëruar nga një spiun i BIA-s dhe një person tjetër me emrin Igor Kallamar, duke qarkulluar nëpër rrugët e veriut me automjetin Fiat ngjyrë të zezë dhe me targa BG 401-RC.

Ky i fundit ka qenë pjesë e ekipit negociator serb, kur është diskutuar në Bruksel çështja e formimit të bashkësisë së komunave serbe mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nuk dihet saktë motivi i prezencës së tij në veri.

Redaksia e KosovaPress-it posedon foton ku shihen personat dhe automjeti në fjalë, por për shkak të sigurisë së burimit, ajo nuk botohet, sepse e tërë zona prej nga është shkrepur fotoja vëzhgohet nga kamerat e sigurisë.

Burimet më tej kanë shtuar se Pocuca para vitit 2009 ishte stërvitur me forcat speciale ruse të njohura si “spetsnaz”.

Ai në vitin 2014 ka marrë pjesë gjatë luftës për Krimenë në Ukrainë si vullnetar në anën e forcave ruse, ku ka udhëhequr me njësitin e vullnetarëve serbë të quajtur “Srpski husari”.

Pocuca njihet si person i rrezikshëm dhe me pikëpamje të forta shoveniste, ndërsa për shkak të veprimtarisë së tij të dyshimtë, ishte arratisur disa herë nga Serbia, duke i ikur kështu organeve të drejtësisë.

Pasi kishte mbaruar luftën për Krimenë, Pocuca gjatë një deklarate për media kishte thënë se, “aspak nuk pendohem që kam braktisur vendin tim për të luftuar për tokën e shenjtë Rusinë. Edhe rusët kanë luftuar gjithmonë për ne. Sikur ta kem rastin, sërish do të veproja njëjtë. Viktimat janë gjë normale, nganjëherë edhe të domosdoshme”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

55 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago