Mbrëmë në orët e vona është bastisur shtëpia e Ikballe Berisha-Hudutit, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit
Në bazë të raportit nga policia thuhet se në shtëpinë e së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante.
E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 07.01.2020 – 11:00. Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e së të dyshuarës femër k-shqiptare. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.