Kompania amerikane Commonwealth Fusion Systems (CFS), lidere globale në energjinë e fuzionit bërthamor, ka arritur një hap të rëndësishëm në drejtim të prodhimit të energjisë së pastër. Së fundmi, CFS testoi me sukses një pajisje, pwrbwrws thelbësor për reaktorin e saj që mund të prodhojë energji pa karbon.
Energjia e fuzionit bërthamor premton burime të pakufizuara energjie, pa mbetje të rrezikshme radioaktive. Por, përpjekjet për të riprodhuar procesin e yjeve në Tokë kanë qenë tejet sfiduese, shkruan A2 CNN. Me rritjen e fondeve qeveritare dhe private, kërkimet në këtë fushë kanë përparuar ndjeshëm, me startup-et që kanë mbledhur mbi 7 miliardë dollarë deri më tani.
Që nga krijimi i saj në vitin 2018, CFS ka siguruar mbi 2 miliardë dollarë financime. Pas testimit të suksesit të spirales TFMC në 2021, testimi i fundit i CSMC konfirmoi kapacitetin e magnetit për të krijuar një fushë magnetike prej 5.7 Tesla, 100,000 herë më e fuqishme se fusha e Tokës, shkruan A2 CNN. Gjithashtu, CSMC regjistroi energji të depozituar prej 3.7 megaxhaulësh dhe arriti deri në 50,000 amperë, e mjaftueshme për të furnizuar 250 shtëpi.
Ekipi i CFS përdori kabllon e saj të avancuar PIT VIPER, e cila minimizon ngrohjen gjatë rritjes së shpejtë të rrymës. Po ashtu, sistemi i ri me fibra optike garanton mbrojtje nga mbinxehja.
Me spiralet TFMC dhe CSMC tashmë të testuara, fokusi i CFS kalon te ndërtimi i reaktorit SPARC, i planifikuar për të arritur plazmën në 2026 dhe për të furnizuar rrjetin me energji fuzioni në fillim të viteve 2030. Kjo përbën një hap të madh drejt një ekonomie të pastër dhe të qëndrueshme.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…