SPORT

Çmenden serbët për himnin e Kosovës në sallën “Serbia” në sheshin “Serbia”

Pas medaljeve olimpike, pesë medaljet e xhudistëve kosovarë në Kampionatin Ballkanik për seniorë nuk është se bënë shumë bujë. Por medaljet e fituara të shtunën në Sarajevën Lindore megjithatë  kanë rëndësi e peshë. Ndër të tjera për të njoftuar serbët e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë me shtetin e Kosovës dhe sportin e Kosovës.

 

Kampionati Ballkanik është zhvilluar në sallën “Serbia” në sheshin “Serbia” në Sarajevën Lindore. Po, në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës ka shesh që quhet Serbia dhe sallë që quhet Serbia.

Sarajeva Lindore është pjesë e entitetit Republika Srpska, ku urrejtja ndaj Kosovës e shqiptarëve është e theksuar. Republika Srpska është njëra prej dy entiteteve të Bosnjë-Hercegovinës dhe kontrollohet plotësisht nga serbët. Bosnjë-Hercegovina nuk e njeh shtetin e Kosovës pikërisht për shkak të Republika Srpskas dhe bllokadave që paraqet ajo.

Por serbët në Sarajevën Lindore të shtunën janë njohur me nivelin e xhudistëve kosovarë. Dhe për më tepër, me himnin e shtetit të Kosovës.

“Çka do të thonë për këtë Dodiku e Kosharaci: Himni i Kosovës intonohet në sheshin ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore”, është titulli i shkrimit në gazetën “Slobodna Bosna”.

Ky medium ka njoftuar se në këshillin organizativ të Ballkanikut ishin edhe kryetari i komunës së Sarajevës Lindore, Lubisha Qosiq dhe Miroslav Vujiçiq, deputet serb në Bosnjë-Hercegovinë.
Në Ballkanik kanë garuar rreth 150 xhudistë nga Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Moldavia, Shqipëria e Kosova. Xhudistët e Serbisë refuzuan pjesëmarrjen pasi mori pjesë Kosova.

“Është interesant se pas garimit të garuesve kosovarë në sallën ‘Serbia’, në sheshin ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore, është intonuar himni i Kosovës”, shkruan “Slobodna Bosna”.

“Pasi pushteti në Republika Srpska dhe në Sarajevën Lindore nuk e njohin Kosovën si shtet, fillimisht do të mund të mendohej se është ndonjë lëshim i organizatorit. Por kjo është pak e besueshme duke ditur se kush ishte në këshillin organizativ. Mbetet  të shihet nëse Qosiqi dhe Vujiçiqi do të kenë pasoja politike për shkak të intonimit të himnit të Kosovës në mes të Sarajevës Lindore”.
Milorad Dodik e Stasha Kosharac, që janë përmendur në titull, janë drejtuesit e serbëve të Bosnjë-Hercegovinës.

Xhudistët e Kosovës për herë të parë kanë garuar në Sarajevën Lindore dhe në pjesën e Republika Srpskas. Medalje të arta fituan Flaka Loxha dhe Dëbora Gjakova. Në nderim të tyre është intonuar himni i Kosovës. Në video-incizim shihet që himni i Kosovës është ndalur pa përfunduar. Por megjithatë është lëshuar në sallën “Serbia”.

KOHA ka mësuar se para se të lëshohej himni i Kosovës nga salla janë larguar shumica e shikuesve, por edhe zyrtarë serbë. Prej atyre që ishin në sallë, disa nuk janë ngritur në këmbë për ta respektuar himnin e Kosovës.

Medaljet e ndara në këtë Ballkanik ishin me motive nacionaliste serbe, por megjithatë kjo nuk e ul vlerën e suksesit të xhudistëve kosovarë që nga kjo zonë thuajse armiqësore kthehen me pesë medalje. Ata i kanë kthyer mbrapsht medaljet gjatë fotografimit, edhe në shenjë revolte për përmbajtjen e tyre.

Organizatorët megjithatë janë kujdesur që xhudistët kosovarë të kenë siguri gjatë qëndrimit në Sarajevën Lindore.

Se serbët e kanë pranuar shumë rëndë suksesin e Kosovës në Sarajevën Lindore e konfirmon edhe një postim i Zhelko Shilegoviqit, trajnerit të klubit që e organizoi Ballkanikun.

“Kujdesemi që në qytetin tonë të organizojmë ngjarje të madhe, ku erdhën luftëtarët më të mirë të Evropës dhe botës, e më pas armiqëve u pengojnë kosovarët që janë pjesë e Federatës Ballkanike të Xhudos dhe të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të cilët askush nuk i sjell por kanë të drejtë të marrin pjesë si gjithë të tjerët. Pse zotëri patriotë nuk keni ndaluar ardhjen e tyre? Të respektuar armiqë të qytetit tonë, vazhdimisht kemi paralajmëruar garën dhe i jemi drejtuar ministrisë sonë të punëve të brendshme që në mënyrën më profesionale ka bërë çdo gjë që gara të shkojë në mënyrën më të mirë. Ju të gjorë jeni shumë të vegjël  që të mund të ndikoni në ndonjë gjë”, ka shkruar Shilegoviq.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago