Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë. Një 34-vjeçar është arrestuar, pas një konflikti të çastit, tek “Ish Qyteti i Nxënësve”.
Policia njoftoi se R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.
Abcnews.al ka siguruar pamjet, ku 34-vjeçari shihet teksa ka hipur mbi automjet, ndërsa ka thyer xhamin duke e goditur me këmbë.
Pas kësaj ngjarje, 34-vjeçari është arrestuar, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja”.