Kryetarja e kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka bërë një deklaratë shokuese. Ajo pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ai që dëshiron luftë, duke vijuar dhe fushatën e propagandës se po keqtrajton serbët.
“Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës na presin në nëntor dhe ai po e përdor këtë periudhë vakumi dhe dëshiron të provokojë një konflikt të armatosur, të provokojë ushtrinë serbe në Kosovë”, pretendoi Brnabiç.
Kryeparlamentarja serbe nënvizon se për momentin nuk ka dialog. “Ajo që është e re është qëndrimi i dukshëm i ndryshëm, qëndrimi kritik i aleatëve më të vendosur të Prishtinës kundër Prishtinës”, tha mes tjerash ajo, raporton A2.
Brnabiç përshëndeti dhe paralajmërimin e Gjermanisë për një përjashtim të mundshëm të Kosovës nga CEFTA nëse nuk largon masat e sigurisë ndaj mallrave serbe.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…