Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i ka anuluar sulmet e planifikuara ndaj Iranit për të enjten në mbrëmje.
Çmimi i një fuçie me naftë të papërpunuar në bursën “Brent” shënoi rënie për 3,6 për qind dhe ra në 89,73 dollarë për fuçi, raporton gazeta “The Guardian”.
Çmimi i një fuçie me naftë të papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” (WTI) shënoi rënie gjithashtu për 3,6 për qind ose për 3,20 dollarë, duke rënë në 86,83 dollarë për fuçi.
Më herët të enjten, para njoftimit më të ri të presidentit amerikan, ishte raportuar për shtrenjtim të naftës në bursat ndërkombëtare, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte paralajmëruar se Irani do të goditej “shumë fort”.
Sidoqoftë, një njoftimin e fundit, ai la të kuptohej se është shënuar përparim në bisedime për zgjatjen e armëpushimit dhe pakti mund të arrihej së shpejti.
Mbrëmjen e sotme Shtetet e Bashkuara do të godasin shumë rëndë Iranin. Është paralajmërimi që…
Pas 5 vitesh, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit Sali…
Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme ajrore për natën e dytë…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani “ka marrë shumë kohë për të negociuar”…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane,…