Një gruaje në Kosovë i kanë vjedhur mbi 7 mijë euro pasi e kishte dërguar makinën për ta pastruar në lavazh. Ngjarja ka ndodhur me datë 8 Dhjetor në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, por u raportua vetëm së fundmi.
“Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, është raportuar tek dje pra më datë 13 dhjetor. Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, ka thënë polici Shaqir Bytyqi për Klan Kosova.
Ai theksoi se po punohet në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. “Jemi duke punuar në arrestimin e të dyshuarit. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka. Po punojmë në identifikimin e tij”, shtoi ai.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…