Virusi i ri kinez që ka infektuar tani qindra njerëz në të paktën 10 vende të botës mund të përhapet vetëm nga kollitjet dhe teshtitjet nga dikush afër.
Shkencëtarët njëherë menduan se virusi përhapet përmes pështymës ose kontakteve të ngushta përmes puthjes dhe tani ata e kanë vërtetuar që është më shumë ngjitës dhe përhapet në ajër.
Nga virusi i madh autoritetet e Ezho kanë mbyllur stacionet e trenave dhe autobusëve publikë.
Sëmundja tani është përhapur në 10 vende, përfshirë SHBA-në dhe dyshohet edhe për dy raste në Britaninë e Madhe dhe kombet e tjera tashmë janë në alarm gatishmërie.
Rastet janë raportuar tani në 25 provinca në Kinë, me mbi 600 pacientë tani të infektuar në të gjithë botën.
Singapori, Vietnami dhe Arabia Saudite janë vendet e fundit që janë prekur nga kjo sëmundje.
Pacientët që dyshohet se kanë infeksion po testohen në Kolumbi, Brazil, Meksikë dhe Kanada.
Ekspertët nga OBSH do të takohen përsëri për të vendosur nëse do të shpallin një urgjencë globale shëndetësore mbi koronavirusin e Kinës.
Një vendim pritej dje, por ai ishte shtyrë, pasi Tedros Adhanom, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha se komiteti kishte nevojë për më shumë informacion.