FOTO&VIDEO

COVID-19/ Ekspertët më të mirë gjermanë: Izolimi ishte një gabim gjigand

Shteti gjerman ka ndërmarrë shumë masa lehtësuese sa i përket gjendjes së pandemisë. Ndërkohë vend raportohet çdo ditë për të infektuar dhe viktima dhe dëmet në ekonomi nuk janë të pakta. Tani pyetje që lind është: “A duhej një izolim i tillë?”

Për këtë pyetje ka bërë një artikull së fundmi media gjermane “Bild”, ku ekspertët shprehen se izolimi ishte një gabim i madh. Klaus-Dieter Zastrow, 70 vjeç, nga Instituti i Higjienës në Berlin shprehet se mbrojtja e gojës dhe hundës e mbyll burimin më të rëndësishëm të infeksionit dhe kështu mbron jo vetëm palët e treta, por edhe vetë bartësin. “Nëse e zbatojmë në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme këtë, nuk ka asnjë rrezik. Nuk ka asnjë rrezik nga një valë e dytë e virusit. Ajo është vetëm fantazi.”, shprehet ai. Por, ai kërkon që të zbatohen rregullat për masat e higjienës dhe të mbahen maskat.
Ndërsa, Patricia Riekel thotë se Gjermania duhej të kishte ndjekur modelin suedez. “Unë jam në favor të rrugës suedeze, me rekomandime për të ruajtur distancën”, tha ajo.

Profesori Stefan Homburg, drejtor i Institutit për Financat Publike në Universitetin e Hanoverit është më specifik. Ai thotë se ky izolim ishte gabim gjigand. “Për shkak se dëmet shtohen çdo ditë, izolimi duhet hequr menjëherë. Askujt nuk i duhen stadiumet bosh dhe restorantet gjysmë të mbushur”., shprehet ai.

Sakaq, profesori i të drejtës ligjore, Hans-Juergen Papier thotë se masat shkuan shumë larg dhe se ato duheshin diskutuar në mënyrë të gjerë në parlament dhe publik. “Duhej balancuar mbrojtja e jetës dhe shëndetit me mbrojtjen e të drejtave dhe statusin kushtetues nga ana tjetër”, thotë ai. Por një deklaratë që nuk pritej ka bërë profesori Klaus Pueschel, ekspert i mjekësisë ligjore, pasi shprehet se COVID-19 është një sëmundje virale si gripi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një…

1 orë ago
  • POLITIKE

Presidenti hungarez nënshkroi ligjin, Orban nuk mund të bëhet më kurrë kryeministër

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka nënshkruar ndryshimin kushtetues që vendos kufizim të mandatit për…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hapet linja direkte Tiranë-Toronto

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.…

19 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

2 ditë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

3 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

3 ditë ago