Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.
Kjo rrugë nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u cilësua e rëndësishme dhe lidhëse e dy korridoreve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, janë ndërprerë përkohësisht edhe punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Ky vendim i qeverisë mori kritika nga partitë opozitare dhe nga përfaqësues të shoqërisë Civile.
E atyre që reaguan ndaj vendimit të qeverisë iu është kundërpërgjigur aktori Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook.
Lajçi tha se këto reagime vinë për shkak se bandave 20 vjeçare u preken interesat personale.
Postimi i plotë:
Shpëtimtarët e atdheut!
Kërkoj falje, që e mora vesh me vonesë, pse po vajtojnë për rrugën Prishtinë-Pejë, që u nderpre përkohësisht, e pse po qesin pluhun për rrugën Prizren-Tetovë që po planifikohet m’u t’fillua!
Eh, bandat njizetvjeçare e kanë marrë vesh se po bahet me tunel, e nuk kanë kurrfarë shance me privatizua nëntokën, as bjeshkët e Sharrit, kurse arat prej Gllarevës deri n’Zahaç, kanë mundësi hala me i ble e stërble, ani se nuk do t’jenë ma me çmimin e Prontos mafisë!
Që pse po thonë: A ma e randësishme asht rruga Prizren-Tetovë apo Gllarevë-Zahaç!
S’e kanë dertin e lidhjes se Kombit, po mbushjen e xhepit këta “shpëtimtarët e atdheut”!