Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar vizitën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dje në Karaçevë, ku dy ditë më parë kishte patrulluar xhandarmëria serbe.
Lajçi ka thënë se aty ku shkojnë të fotografohen pushtetarët, ai territor po përgatitet për t’iu dhënë Serbisë.
Shembull për këtë, ai e ka përmendur edhe Çakorrin, për të cilin Haradinaj kishte thënë se nuk do t’i falej Malit të Zi, por një gjë e tillë nuk ndodhi, përcjell Bota sot.
Reagimi i Lajçit në Facebook:
Rujuni prej Kullave!
Një rugovas nga Koshutani i Rugovës, Rexhë Muriqi, që jeton n’USA, me nxiti me një status të vetin për Karaçevën e Ramushin, dhe mora t’i them veç dy llafe!
Aty ku shkojnë m’u fotografu pushtetasit, kinse ne jemi me juve, ta keni me dije se ai territor po përgatitet me iu falë vëllaut serb!
Nga përvoja me Çakorrin e kam!
A s’i patëm thy’ këmbët kërshave tue shkrua “Kosova deri n’Çakorr e Kullë”!
Mos besofshi, shikoni slloganet nëpër Grykën e Rugovës!
Deshta me thanë, mos t’shkon ma Ramushi n’Karaçevë, se e rroi dreqi këtë punë!
Edhe Ali Lajçi m’u pa idhnua kur n’statusin tim pata shkrua: Rugovë, t’lashë Zoti shnosh për Çakorrin!
M’pati thirrë n’telefon e m’pati thanë; mundësh me i thanë vetës jo Rugovës, se unë e VV gjallë e Çakorri n’Mal t’Zi jo kurrë!
Ashtu m’pati thanë edhe Ramushi!
Tash edhe Alia po maron Kullë n’Llutovë, si Ramushi n’Gllogjan!
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…