Artisti shqiptar Çun Lajçi ka rikujtuar edhe njëherë pse i ndau rrugët me Ramush Haradinajn.
Lajçi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, ishte pikërisht Çakorri ai që i lidhi, por edhe që i ndau.
“Çakorri ishte ai që na lidhi, por edhe që na ndau, sepse Isa e Hashimi e nënshkruen verdiktin e ty t’i lanë kamtë e arushës n’dorë. Unë s’deshta me kuptua!”, shkruan Lajçi në Facebook.
Lajçi tutje pohon se me gjithë gabimet, Haradinaj mbetet atdhetar i fortë dhe miku i tij.
Postimi i plotë:
Kujtesë e idhët
Z.Ramush!
Shumë herë lakua e kam emnin tand n’shkrimet e mia, për t’mirë e për t’keq.
Shumë herë ke nxanë vend n’vargun tim e shumë herë m’kanë sha kundershtarët tu!
Por, s’isha unë ai që të deshti a t’urrejti ma shumë se të tjerët, por ishe Ti që n’ditën time ma t’zezën m’kujtove se s’jam vetëm! E bane ti, ate që se bani asni pushtetarë tjetër!
Kjo m’bani që t’jeshë i paharruem n’kujtimet e mia z. Ramush.
Çakorri ishte ai që na lidhi, por edhe që na ndau, sepse Isa e Hashimi e nënshkruen verdiktin e ty t’i lanë kamtë e arushës n’dorë. Unë s’deshta me kuptua!
Sot e lexova telegram ngushëllimin e vitit 2017-të për vajzën, andaj me dy vite vonesë po t’falenderohem.
Me t’gjitha gabimet, ti mbetesh atdhetar i fortë Ramush e mik imi!