Edhe Çun Lajçi ka shkruar disa fjalë për Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili i fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe po pretendon të bëhet kryeministër.
Lajçi, kësaj radhe, ka shkruar për flamurin dhe simbolet e Kosovës, ku kërkon nga Albini që t’i njoh dhe t’i respekton ato.
Lajçi tutje shprehet se Albini gabon rënd nëse nuk e vendos në zyre flamurin e Kosovës.
“I Kosovës Albin, i kësaj që ka mbet jetime me shekuj. I kësaj Kosove që s’deshti kurkush m’u bashkua me te! Ndaj mos gabo më hangër n’sofrën e saj e mos me ia dashtë bukën, se t’vret!”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ai tutje shprehet se, flamurin kombëtar e donë Shëipria dhe shqiptarët anë e mbanë botës, por, siç e quan ai, flamurin jetim të Kosovës është gjynah me mohua.
Postimi i plotë:
Albin i imi i Kosovës i Krajës
Nji shkrim t’mirë e kishte shkrua për Ty e flamurin, nji vajzë që e pret hala princin ( por jo atë që e priste Leonora për kafën e Devollve jo) po për sofrën e shtrueme me shqiptari.
Shkrim që duhesh me lexua edhe ti, ani se tash ke punë shumë. Ishte Kimetja ( që s’heshti kurrë )që thotë ndihmojeni Albinin rreth flamurit, ndaj po t’shkruej.
Po Albin, ajo e ka mirë ndaj po t’them edhe unë: gabon randë nëse flamurin blu t’Kosovës nuk e ve n’zyrën tande.
Gabon Albin nëse simbolin e shtetit tand s’e njeh, e ti po bahesh kryeministër i këtij shteti, i këtij flamuri, i këtij himni i këtyne kufijve!
I Kosovës Albin, i kësaj që ka mbet jetime me shekuj.
I kësaj Kosove që s’deshti kurkush m’u bashkua me te! Ndaj mos gabo më hangër n’sofrën e saj e mos me ia dashtë bukën, se t’vret!
Flamurin kombëtar ka kush e don se e ka Shqipninë, i ka shqiptarët anë e mbanë globit, por flamurin jetim t’Kosovës që Behgjeti ia humbi 12 njohje, asht gjynah me mohua Albin. Duaje ti e ne të gjithë, se kam dro na vret 17 shkurti! Na qeshin e përqeshin ata që na ndihmuen m’u ba shtet, Republikë me ket flamur.
Po Albin, Kimete Berisha kishte të drejt, prandaj të shkrova!
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…