LAJME

“Cybertruck” me targa shqiptare sekuestrohet në Britani

Policia britanike ka sekuestruar një Tesla Cybertruck në vlerë mbi 90 mijë euro.

Kjo për faktin se këto automjete nuk janë të ligjshme për t’u ngarë në rrugë në Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët në Whitefield, Mançesterit të Madh, ndaluan shoferin dhe sekuestruan automjetin prej tre tonësh, duke thënë se kishte “shqetësime legjitime” për sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës, raporton “Daily Mail”, transmeton Klankosova.tv.

Automjeti i madh, i prodhuar nga firma e Elon Musk, u lansua në ShBA në vitin 2023. Megjithatë, është i ndaluar në rrugët britanike dhe nuk mund të blihet në MB për shkak të shqetësimeve për sigurinë e këmbësorëve.

Cybertruck me targa shqiptare, sekuestrohet në Manchester

Ky konfiskim vjen në kohën kur rrugët e Britanisë janë përmbytur me “Cyberbishat” 90 mijë euroshe, të cilat peshojnë më shumë se 3,100 kg, kanë një shpejtësi maksimale prej 210 kmh dhe mund të përshpejtojnë nga 0 në 100 kmh në vetëm 2.7 sekonda.

Fotot e automjetit të sekuestruar e tregojnë atë të stolisur me një mbishkrim “Cyberbeast” (CyberBisha) dhe me targa shqiptare.

Në një postim në mediat sociale, Policia e Mançesterit të Madh tha: “Oficerët nga Njësia e Transportit GMP ndaluan këtë Tesla Cybertruck në Whitefield mbrëmë. Shoferi ishte rezident i përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, por automjeti ishte i regjistruar dhe i siguruar jashtë vendit, gjë që është e ndaluar në MB”.

“Tesla Cybertruck nuk është i ligjshëm për rrugët në MB dhe nuk ka një certifikatë konformiteti”, tha policia.

“Ndonëse kjo mund të duket e parëndësishme për disa, ekzistojnë shqetësime legjitime rreth sigurisë së përdoruesve të tjerë të rrugës ose këmbësorëve nëse ata janë përfshirë në një përplasje me një Cybertruck”, shtoi policia.

Policia e Mançesterit të Madh konfirmoi se pronari i automjetit do të duhet të provojë pronësinë dhe sigurimin korrekt në mënyrë që makina të lirohet.

Në rastet kur nuk ofrohen prova brenda 14 ditëve, automjeti do të dërgohet për skrap ose do të shitet në ankand.

Ndër arsyet pse makina nuk përputhet me ligjet e sigurisë rrugore në Mbretërinë e Bashkuar janë treguesit e saj dhe dritat e frenave të gjithë të kuq.

Cybertruck me targa shqiptare, sekuestrohet në Manchester

Automjetet e liruara për përdorim në rrugët britanike duhet të kenë tregues të verdhë dhe drita frenimi të kuqe.

Shqetësime të tjera përfshijnë pamjen e jashtme të fortë dhe peshën e madhe të automjetit që e bëjnë atë të papërshtatshëm për rrugët britanike.

Youtuber-i Yiannimize ekspozoi disa Cybertruck ngjyrë gri në kanalin e tij muajin e kaluar, të gjithë të pajisur me targa shqiptare, sepse automjetet nuk mund të regjistrohen në MB.

Në një tjetër klip, influencuesi përpiqet ta bëjë atë “të ligjshëm për rrugët britanike” duke ndryshuar ngjyrën e treguesve, nga e kuqe në të verdhë.

Por ekspertët kanë paralajmëruar se edhe skajet e mprehta të automjetit e bëjnë atë të krahasueshëm me një thikë që ecën me shpejtësi drejt këmbësorëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago